Politike

Protesta para bashkisë Tiranë/ OSBE: Dënojmë aktet e dhunës

Në reagim thuhet se protesta është akt demokratik, por dhuna nuk mund të justifikohet.

19 Prill 2024, 14:54 Nga S.B
Protesta para bashkisë Tiranë/ OSBE: Dënojmë aktet e
pamje nga protesta

TIRANË- Protesta e ditës së sotme para bashkisë Tiranë nuk kaloi pa incidente. Këtë fakt prezenca e OSBE-së në Shqipëri e ka vënë në dukje duke reaguar për situatën.

OSBE ka dënuar aktet e dhunës gjatë protestës së sotme para bashkisë së Tiranës. Në reagim thuhet se protesta është akt demokratik, por dhuna nuk mund të justifikohet.

Kjo ishte protesta e radhës që mbahet nga qytetarët e Tiranës pas skandalit të fundit të dosjes "5D" ku u zbuluan drejtorët e bashkisë duke grabitur miliona euro. Protestuesit kanë kërkuar që SPAK të vërë para përgjegjësisë personat e akuzuar dhe kryebashkiaku i Bashkisë, Erion Veliaj të japë dorëheqjen.

osbe protesta para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll