Politike

Komisioni për “Dezinformimin”, Nikolla- krerëve të grupeve parlamentare: Caktoni anëtarët përbërës

Pas propozimeve të grupeve parlamentare për anëtarët përbërës, pritet miratimi i tyre edhe nga Kuvendi. 

19 Prill 2024, 17:36 Nga r.ll
Komisioni për “Dezinformimin”, Nikolla- krerëve të
kuvendi

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i ka dërguar letë Grupeve Parlamentare të partive politike ku iu kërkon caktimin e anëtarëve përbërës të komisionit të posaçëm për luftimin e dezinformimit

Ky komision hetimor do të përbëhet nga 11 anëtarë, 6 prej tyre nga mazhoranca, 3 nga grupit parlamentar i PD, 1 nga “Aleanca për Ndryshim” kryesuar nga Agron Duka dhe 1 tjetër nga grupi parlamentar “Demokraci dhe Integrim”, kryesuar nga Mesila Doda. Pas propozimeve të grupeve parlamentare për anëtarët përbërës, pritet miratimi i tyre edhe nga Kuvendi. 

Komisioni për “Dezinformimin”, Nikolla- krerëve të
letra e nikolles

Më 11 prill socialistët miratuan në Parlament ngritjen e komisionit të posaçëm për dezinformimin. Ndërkohë Departamenti Amerikan i Shtetit është shprehur kundër miratimit të njëanshëm. Ata kanë theksuar se vetëm përmes gjithpërfshirjes dhe dialogut me bazë të gjerë mund të luftohet me efikasitet sfida e dezinformimit.

lindita nikolla komisioni per dezinformimin

Sondazh

Poll