Politike

"Kërkohet dorëheqja e Erion Veliajt", VOA: Lëndë shpërthyese mbi bashkinë e Tiranës gjatë protestës periodike

Ambasada e Shteteve të Bashkuara reagoi për zhvillimet e sotme përmes një deklarate, ku dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme pranë Bashkisë së Tiranës.

19 Prill 2024, 15:11 Nga r.ll
"Kërkohet dorëheqja e Erion Veliajt", VOA: Lëndë
pamje nga protesta

TIRANË- Aleanca për Teatrin dhe mbështetës të opozitës protestuan sërish sot për të tretën herë, duke kërkuar dorëheqjen e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.

Ata hodhën lëndë shpërthyese mbi derën e bashkisë, ndërsa oratorët opozitarë kërkonin hetime të thelluara për korrupsionin në bashki. Disa drejtorë e ish drejtorë janë arrestuar nga SPAK-u nën dyshimet për aferën korruptive të shoqërisë 5D.

Zoti Veliaj është distancuar nga veprimet e drejtorëve, duke theksuar se ai nuk ka nënshkruar asnjë dokument prej nga mund të burojë përvetësim i fondeve publike, dhe se përgjegjësitë e secilit para drejtësisë janë personale.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara reagoi për zhvillimet e sotme përmes një deklarate, ku dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme pranë Bashkisë së Tiranës.

“E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, për të protestuar dhe për të kërkuar veprim kundër korrupsionit janë të gjitha jetike në çdo demokraci, por nuk ka vend për dhunën e ndërmarrë nga organizatorët. Aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune. Përshëndesim zyrtarët e forcave të rendit për profesionalizmin e tyre gjatë protestës së sotme”, thuhet në deklaratën e selisë diplomatike amerikane në Tiranë. Dhunën gjatë kësaj proteste e kanë dënuar edhe përfaqësitë diplomatike të BE-së dhe Britanisë së Madhe./VOA

protesta para bashkise se tiranes voa

Sondazh

Poll