Politike

Protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë, ambasada britanike: Përdorimi i koktejve molotov nuk kanë vend në demokraci! Dënojmë dhunën

Më tej në reagim shkruhet se përdorimi i koktejve molotov nuk kanë vend në demokraci. Gjithashtu në reagim thuhet se Mbretëria e Bashkuar vazhdon të kërkojë që të gjitha mosmarrëveshjet të kryhen përmes proceseve demokratike.

19 Prill 2024, 14:38 Nga N.F
Protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë, ambasada britanike:
Ambasada britanike

TIRANË-Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë ka reaguar ashpër në lidhje me inicidentet e regjistruara ditën e sotme në protestën mbajtur nga opozita para Bashkisë së Tiranës. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ambasada dënon përdroimin e akteve të dhunës dhe frikësimit.

Më tej në reagim shkruhet se përdorimi i koktejve molotov nuk kanë vend në demokraci. Gjithashtu në reagim thuhet se Mbretëria e Bashkuar vazhdon të kërkojë që të gjitha mosmarrëveshjet të kryhen përmes proceseve demokratike.

Postimi i plotë:

Skenat jashtë Bashkisë së Tiranës sot dhe përdorimi i koktejve molotov nuk kanë vend në demokraci. Ambasada Britanike dënon përdorimin e dhunës dhe aktet e frikësimit.
Mbretëria e Bashkuar vazhdon të kërkojë që të gjitha mosmarrëveshjet dhe konfliktet të kryhen përmes proceseve demokratike, pa dhunë dhe se duhet respektuar sundimi i ligjit.

protesta para bashkise se tiranes ambasada britanike

Sondazh

Poll