Politike

Mbledhja e Komitetit Drejtues të PL-së/ Mbërrin Kryemadhi, "mesazhi" i koduar në veshjen e saj (FOTO)

Rreth një orë para nisjes së kësaj mbledhje, Kryemadhi shkruante në rrjetet sociale, se çdo tentativë imponuese përjashtuese nuk i shërben ringritjes së partisë.

19 Prill 2024, 18:10 Nga r.ll
Mbledhja e Komitetit Drejtues të PL-së/ Mbërrin Kryemadhi,
monika kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur në "Hotel Tirana", ku pritet të mbahet mbledhja e Komitetit Drejtues Kombëtar të kësaj partie. Në këtë mbledhje siç është paralajmëruar nga kreu i PL-së, Ilir Meta pritet të merren vendime të rëndësishme. 

Rreth një orë para nisjes së kësaj mbledhje, Kryemadhi shkruante në rrjetet sociale, se çdo tentativë imponuese përjashtuese nuk i shërben ringritjes së partisë. Ajo shkruan se e drejta për t'u përmirësuar është për kedo. 

Ndërkohë pak minuta para nisjes, Kryemadhi ka dashur të dërgojë edhe një tjetër "mesazh". Në bluzën e saj shkruhej anglisht "Here I am", që përkthehet në shqip "Jam këtu". 

Mbledhja e Komitetit Drejtues të PL-së/ Mbërrin Kryemadhi,

monika kryemadhi partia e lirise

Sondazh

Poll