Politike

"Mbështesim SPAK"/ Kryetarja e Prezencës së OSBE në Tiranë takim me Metën: Gjyqësori nuk merr urdhra nga askush

Përmes një reagimi në rrjetin social "X", Pasztory thotë se OSBE shpreh mbështetje të plotë për SPAK, ndërsa shton se gjyqësori nuk merr urdhra nga askush.

19 Prill 2024, 17:05 Nga r.ll
"Mbështesim SPAK"/ Kryetarja e Prezencës së OSBE
clarisse pasztory

TIRANË- Kryetarja në detyrë e Prezencës së OSBE-së, Clarisse Pasztory ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Përmes një reagimi në rrjetin social "X", Pasztory thotë se OSBE shpreh mbështetje të plotë për SPAK, ndërsa shton se gjyqësori nuk merr urdhra nga askush.

“U takova me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ekipin e tij, sot, për të diskutuar përparësitë e reformës zgjedhore, duke përfunduar kështu raundin e takimeve të mia me partitë politike për këtë temë. Gjithashtu, e përdora këtë mundësi për të adresuar komentet e kohëve të fundit lidhur me gjyqësorin në Shqipëri. Shpreha mbështetjen e plotë, timen dhe të Prezencës së OSBE-së, për SPAK-un. Gjyqësori është i pavarur dhe nuk merr urdhra nga askush”, shkruan kryetarja e Prezencës së OSBE në Tiranë, Clarisse Pasztory.

clarisse pasztory prezenca e osbe ne tirane ilir meta

Sondazh

Poll