Politike

Protesta para bashkisë së Tiranës, ambasada italiane: Dhuna nuk është në asnjë mënyrë e justifikueshme

Në reagimin e tyre thuhet se e drejta për t’u mbledhur dhe për të protestuar në mënyrë paqësore është themelore në një shoqëri demokratike.

19 Prill 2024, 15:49 Nga r.ll
Protesta para bashkisë së Tiranës, ambasada italiane: Dhuna nuk
amabasada italiane ne tirane

TIRANË- Një reagim për protestën e sotme të opozitës që u zhvillua para bashkisë së Tiranë ka ardhur edhe nga ambasada italiane në Tiranë. 

Në reagimin e tyre thuhet se e drejta për t’u mbledhur dhe për të protestuar në mënyrë paqësore është themelore në një shoqëri demokratike. Por më tej shton se dhuna ndaj gjërave ose njerëzve nuk është në asnjë mënyrë e justifikueshme. 

Protesta e sotme u shoqërua me tensione ku qytetarët kanë hedhur bojë dhe koktejl molotov në drejtim të godinës së bashkisë.

POSTIMI I AMBASADËS:

Ambasada italiane në Tiranë dënon aktet e dhunës të kryera gjatë protestës së sotme para Bashkisë së Tiranës. E drejta për t’u mbledhur dhe për të protestuar në mënyrë paqësore është themelore në një shoqëri demokratike, por dhuna ndaj gjërave ose njerëzve nuk është në asnjë mënyrë e justifikueshme. 

ambasada italiane ne tirane

Sondazh

Poll