Politike

Protesta para Bashkisë së Tiranës, Balliu thirrje efektivëve të policisë: Hiqini kapelet dhe bashkojuni qytetarëve

Balliu tha u tha efektivëve të mos kthehen nga policë të shtetit, në policë të pushtetit.

19 Prill 2024, 12:04 Nga M.B
Protesta para Bashkisë së Tiranës, Balliu thirrje efektivëve
Foto nga protesta

TIRANA- Shefi i organizimit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu, në fjalën e tij përpara Bashkisë së Tiranës, ku po zhvillohet protesta për dosjes 5D, iu bëri thirrje punonjësve të policisë që të lënë kapelet dhe t’i bashkohen qytetarëve. Balliu tha u tha efektivëve të mos kthehen nga policë të shtetit, në policë të pushtetit.

“Një thirrje kam dhe për efektivët e policisë që janë këtu. Të gjithë këta qytetarë nuk e kanë me ju. Ju ftoj që të ktheheni dhe të kapni atë vemjen atje, që nuk ju jep rrogat që ju takojnë apo t’ju rrisin rrogat. Duhet t’u bashkojuni qytetarëve, t’i hiqni ato kapele dhe të nxirrni prej zverku atë që është brenda dhe jo qytetarët. A shihni këtu anëtarë të 5 D apo të Pëllumb Gjokës. Mos u ktheni nga policë të shtetit, në policë të pushtetit”, tha Balliu.

protesta para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll