Politike

Protesta e opozitës/ Këlliçi thirrje SPAK: Më 25 prill Veliaj shkon në Holandë te kompania mëmë e inceneratorit fantazmë! Ka lënë punë pa kryer

Ai u shpreh se më datë 25 prill Veliaj po planifikon të shkojë në Holandë ku sipas tij aty ku është e regjistruar kompania inceneratorit fantazmë të Tiranës. Këlliçi shtoi se  pronar faktit i inceneratorit të Tiranës, Veliaj ka lënë punë pa kryer që do t'i mbyllë më datë 25 prill.

19 Prill 2024, 11:54 Nga N.F
Protesta e opozitës/ Këlliçi thirrje SPAK: Më 25 prill
Këlliçi

TIRANË- Në protesten e sotme të opozitës ka marrë pjesë edhe koordinatori politik i PD-së në Tiranë, Belind Këlliçi. Këlliçi ka mbajtur një fjalim para protestuesvë ndërsa i ka bërë thirrje Spak.

Ai u shpreh se më datë 25 prill Veliaj po planifikon të shkojë në Holandë ku sipas tij aty ku është e regjistruar kompania inceneratorit fantazmë të Tiranës. Këlliçi shtoi se  pronar faktit i inceneratorit të Tiranës, Veliaj ka lënë punë pa kryer që do t'i mbyllë më datë 25 prill.

Ai më tej shtoi se  Veliaj do të japë llogari dhe do të mbajë përgjegjësi para qytetarëve. Sipas tij ka ardhur momenti që qytetarët të marrin në dorë fatet e tyre!

Fjala e Këlliçit:

Dua ta nis me një falënderim për Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit që ka thirrur këtë protestë të tretë kundër kryehajdutit të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, që ka një emër dhe quhet Erion Veliaj! Njeriu, që nga ky shetet sot, i jap një njoftim SPAK-ut: më datë 25 prill, ky individ po planifikon të shkojë në Holandë, aty ku në fakt, është e regjistruar kompania mëmë e inceneratorit fantazmë të Tiranës, sepse ky individ, si pronar faktit i inceneratorit të Tiranës, ka lënë punë pa kryer që do t'i mbyllë më datë 25 prill.

Në Holandë së bashku me prestanomët e tij dhe hajdutët e tij që ka vendosur për të vjedhur taksat nga inceneratori! Ku keni parë një institucion tjetër në botë, ku titullarët, nëpunësit publikë, janë të gjithë nga i pari te i fundit, biznesmenë?! Ku keni parë një nëpunës publik që paguhet me 700 euro në muaj, të ketë kompani që vlejnë dhjetëra milionë euro?!

Me kë tallen këta? Kë përqeshin këta?! Në këtë institucion, prapa këtyre mureve, fshihet një frikacak që ka frikë nga ju, nga qytetarët, po mbi të gjitha ka frikë nga drejtësia se ka kryer shumë krime. Unë i jap fjalën të gjithë këtij institucioni, që për të gjithë ata nëpunës të ndershëm që edhe para çastesh vijonin të na çonin denoncime, informacione, për korrupsionin që ndodh brenda, ne do t’i garantojmë anonimatin e plotë dhe sigurisht që do t’i respektojmë, por i garantojmë që të gjithë se banditët që strehohen në zyrat e bashkisë Tiranë me në krye pronarin faktik të inceneratorit Tiranë dhe të bandës 5D, Erion Veliaj, do të japin llogari dhe do të mbajnë përgjegjësi një më një para qytetarëve. Ka ardhur momenti që qytetarët të marrin në dorë fatet e tyre!”

protesta para bashkise se tiranes belind kellici

Sondazh

Poll