Politike

Protesta e opozitës/ Kalaja: Dumani më i rrezikshëm, mbyll dosjet e Veliajt dhe iu bën dëm të madh shqiptarëve

Gjatë fjalës së saj Kalaja u shpreh se  Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka kallëzuar pesë prokurorë të SPAK-ut dhe ata nuk kanë bërë asgje. Ajo më tej shtoi se kreu i SPAK, Alti Dumani është më i rrezikshëm se Erion Veliaj. Sipas saj Dumani mbyll dosjet e Veliajt dhe u bën dëmin më të madh shqiptarëve.

19 Prill 2024, 12:11 Nga N.F
Protesta e opozitës/ Kalaja: Dumani më i rrezikshëm, mbyll dosjet
Adriana Kalaja

TIRANË- Avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja ka qenë ë pranishme në protestën e sotme të opozitës para Bashkisë së Tiranës. Gjatë fjalës së saj Kalaja u shpreh se  Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka kallëzuar pesë prokurorë të SPAK-ut dhe ata nuk kanë bërë asgje.

Ajo më tej shtoi se kreu i SPAK, Alti Dumani është më i rrezikshëm se Erion Veliaj. Sipas saj Dumani mbyll dosjet e Veliajt dhe u bën dëmin më të madh shqiptarëve.

“Ju kujtoj se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit deri në momentin që flasim ka kallëzuar pesë prokurorë të SPAK-ut dhe çfarë është bërë?! Asgjë! Mbrojnë njeri tjetrin, ashtu siç mbrojnë këta banditët që na vjedhin!

Unë mendoj se akuzat ndaj SPAK-ut madje janë shumë të lehta, ashtu siç mendoj që është më i rrezikshëm Altin Dumani që mbron Erion Veliajn, sesa Veliaj. Sepse ne e dimë kush është Erion Veliaj, por Altin Dumani që i mbyll dosjet Erion Veliajt është më i rrezikshëm dhe dëmin ia bën më të madh qytetarëve të Tiranës dhe të Shqipërisë,” u shpreh Kalaja.

adriana kalaja protesta para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll