Politike

Protesta para Bashkisë Tiranë/ Delegacioni i BE: Dënojmë fort dhunën, akte të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike

Po ashtu ata shkruajnë se protesta është një e drejtë paqësore.

19 Prill 2024, 13:54 Nga I.A
Protesta para Bashkisë Tiranë/ Delegacioni i BE: Dënojmë
Protesta

TIRANË- Belegacioni i Bashkimit Evropian ka reaguar pas protestës së sotme në Bashkinë Tiranë. Delegacioni me anë të një postimi në Facebook shkruan se dhuna dhe mjetet piroteknike nuk kanë vend në një shoqëri demokratike. Po ashtu ata shkruajnë se protesta është një e drejtë paqësore.

Postimi i Plotë:

Ne dënojmë fort dhunën gjatë protestës së sotme në qendër të Tiranës, gjatë së cilës u hodhën mjete piroteknike të improvizuara ndaj godinës së bashkisë. Akte të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe nuk kanë të bëjnë me të drejtën legjitime për protestë paqësore.

Kjo ishte protesta e radhës që u mbahet nga qytetarët e Tiranës pas skandalit të fundit të dosjes " 5D"ku u zbuluan drejtorët të bashkisë duke grabitur miliona euro. Protestuesit kanë kërkuar që SPAK të vërë para përgjegjësisë personat e akuzuar dhe kryebashkiaku i Bashkisë, Erion Veliaj të japë dorëheqjen.

proteste para bashkise tirane

Sondazh

Poll