Politike

Protesta/ Tedi Blushi: Opozita t’i prijnë popullit dhe të mos rrijë pas popullit duke u fshehur mes kaçubeve para bashkisë

Ai shtoi se ndodhen aty gjithashtu për të protestuar kundër betonizimit të Tiranës, nga mafia e betonit që ka marrë peng Bashkina.

19 Prill 2024, 11:46 Nga M.B
Protesta/ Tedi Blushi: Opozita t’i prijnë popullit dhe të mos
Tedi Blushi

TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi mbajti fjalën e tij gjatë protestës së sotme të opozitës para Bashkisë së Tiranës. Blushi tha se ndodhen aty për të protestuar kundër vjedhjes së taksave dhe se policia është në krahun e hajdutit. Ai shtoi se ndodhen aty gjithashtu për të protestuar kundër betonizimit të Tiranës, nga mafia e betonit që ka marrë peng Bashkina. Blushi kishte një mesazh kolegët e opozitës kur tha që duhet t’i prijnë popullit dhe të mos rrinë pas popullit duke u fshehur mes kaçubeve këtu para bashkisë së Tiranës.

“Koha e fjalëve ka kohë që ka mbaruar! Është koha e aksionit. Ju vetë e shikoni sesi një kriminel mbrohet me policë. Një hajdutë në asnjë vend të botës nuk mbrohet nga drejtësia. Ne jemi këtu për të protestuar kundër vjedhjes së taksave dhe Policia është në krahun e hajdutit. Jemi për të denoncuar vjedhjen e miliona eurove me inceneratorin fantazëm, policia është këtu për të arrestuar popullin që proteston.

Jemi këtu për të protestuar kundër betonizimit të Tiranës, nga mafia e betonit që ka marrë peng Bashkinë e Tiranës. Jemi për të protestuar kundër shembjes dhe rrëmbimit të pronave të banorëve të kryeqytetit, të atyre që janë në qiell të hapur sepse Erion Veliaj ka të shenjtë oligarkinë dhe klientët  e tij dhe të Edi Ramës.

Kam sot dhe një mesazh për kolegët e mi të opozitës, që duhet t’i prijnë popullit dhe të mos rrinë pas popullit duke u fshehur mes kaçubeve këtu para bashkisë së Tiranës. Sot ëhstë detyra jonë t’i primë popullit, për të luftuar ne të parët në emër të tyre. Ne jemi sot këtu jo për t’u fshehur po sepse kemi mbështetjen tuaj”, tha Blushi.

protesta para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll