Aktualitet

FOTOT/ Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin e Policisë

Rrethimi i vendosur prej hekurash dhe barrierash është hequr nga qytetarët, ndërkohë që po tentojnë që tu kalojnë dhe rrethimit policor.

19 Prill 2024, 12:05 Nga I.A
FOTOT/ Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin e
Protesta

TIRANË- Protesta në Bashkinë Tiranë po përshkallëzohet në mënyrë të dhunshme. Qytetarët të udhëhequr nga Flamur Noka po tentojnë të çajnë kordonin e Policisë dhe të futën në godinën e Bashkisë. 

Rrethimi i vendosur prej hekurash dhe barrierash është hequr nga qytetarët, ndërkohë që po tentojnë që tu kalojnë dhe rrethimit policor.

Kjo është protesta e radhës që po mbahet nga qytetarët e Tiranës pas skandalit të fundit të dosjes " 5D"ku u zbuluan drejtorët të bashkisë duke grabitur miliona euro. Protestuesit kanë kërkuar që SPAK të vërë para përgjegjësisë personat e akuzuar dhe kryebashkiaku i Bashkisë, Erion Veliaj të japë dorëheqjen.

proteste para bashkise tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Prill 2024, 11:11 I.A

FOTO/ Nis protesta para Bashkisë Tiranë

Protesta TIRANË- Protesta para Bashkisë Tiranë ka nisur ditën e sotme kundër dosjes 5D. Qindra qytetarë janë mbledh...