Aktualitet

EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar për drogë nga Spanja, vihet në pranga 59-vjeçari italian në Durrës

Sipas njoftimit të policisë i arrestuari është Roberto Bosco. Mësohet se atij i ka mbetur për të kryer 1 vit e 5 muaj burgim.

19 Prill 2024, 10:28 Nga N.F
EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar për drogë nga Spanja,
Foto ilustruese

DURRËS-Një 59-vjeçar italian është vënë në pranga në Durrës. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë nga autoritet spanjolle për të cilën ishte dënuar 6 vite burg.

Sipas njoftimit të policisë i arrestuari është Roberto Bosco. Mësohet se atij i ka mbetur për të kryer 1 vit e 5 muaj burgim. Bosco ishte arrestuar në aeroportin e Madridit në 2019 pasi u kap me 7 pako me lëndë narkotike kokainë që i kishte marrë nga Kolumbia, me qëllim shitjen në Spanjë.

Njoftimi i plotë: 

Policia Kufitare Durrës, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, finalizoi operacionin e koduar “Porta”. Gjatë operacionit është arrestuar, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasi italian Roberto Basco, 59 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Provinciale e Madridit, Spanjë, me vendimin e datës 19.09.2019, e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës. Nga dënimi i kanë mbetur për të kryer 1 vit e 5 muaj burgim.

Më datë 26.02.2019, në aeroportin e Madridit, në valixhet e shtetasit Roberto Basco, janë gjetur 7 pako me lëndë narkotike kokainë (me peshë totale rreth 5.6 kg), që i kishte sjellë nga Kolumbia, me qëllim shitjen. Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Spanjë.

durres droge arrestim ekstradim spanje

Sondazh

Poll