Aktualitet

Dyshohet se kishin planifikuar një sulm, arrestohet adoleshenti shqiptar në Zvicër, në pranga edhe shoku i tij

16-vjeçari është rritur në Itali, por ka prejardhje nga Kosova. Përshkak të pseudonimit që i ka vënë vetes si “Il Bomber di Instagram” në italisht apo “Bombarduesi i Instagramit” autoritet zvicerane kanë dyshime të shumta rreth tij dhe të arrestuarit jetër. Ai në rrjetet sociale shihet në foto me flamuj të Kosovës apo Shqipërisë. 

19 Prill 2024, 10:09 Nga N.F
Dyshohet se kishin planifikuar një sulm, arrestohet adoleshenti shqiptar
Foto ilustruese

ZVICËR- Dy adoleshentë u arrestuan në kantonin e Schaffhausen gjatë fundjavës në Zvicër. Mësohet se në pranga janë vënë një 15-vjeçar zviceran 16-vjeçar shqiptar. Sipas mediave të huaja adoleshentët kishin planifikuar një sulm.

16-vjeçari është rritur në Itali, por ka prejardhje nga Kosova. Përshkak të pseudonimit që i ka vënë vetes si “Il Bomber di Instagram” në italisht apo “Bombarduesi i Instagramit” autoritet zvicerane kanë dyshime të shumta rreth tij dhe të arrestuarit jetër. Ai në rrjetet sociale shihet në foto me flamuj të Kosovës apo Shqipërisë. 

Dyshime të tjera janë shtuar nga autoritet edhe nga vendbanimi i 16-vjeçarit dhe familjes së tij pasi ata jetojnë shumë pranë Shoqatës Kulturore Islame. Aty frekuentojnë edhe përkrahësit e njohur të IS. Thuhet se 15-vjeçari zviceran jeton vetëm pak minuta larg. Se si u radikalizuan saktësisht të rinjtë është ende objekt hetimi. Përveç dy të rinjve në Schaffhausen, është arrestuar edhe një 18-vjeçar .

zvice arrestim koso

Sondazh

Poll