Aktualitet

EMRI/ Tentoi të vrasë bashkëshorten duke e goditur me automjet, arrestohet 50-vjeçari në Kavajë

Bëhet me dije se Meçaj ka tentuar të vrasë bashkëshorten duke e goditur me automjet.

19 Prill 2024, 11:26 Nga S.B
EMRI/ Tentoi të vrasë bashkëshorten duke e goditur me automjet,
foto ilustruese

KAVAJË- Arrestohet në flagrancë i shpalluri në kërkim kombëtar 50-vjeçari në Kavajë. Mësohet se Rakip Meçaj është dënuar me arrest me burg nga Gjykata e Durrësit për veprat penale vrasje e mbetur në tentativë, kundërshtimi i vendimit të gjykatës dhe dhuna në familje.

Bëhet me dije se Meçaj ka tentuar të vrasë bashkëshorten duke e goditur me automjet. Me rastin do të merret Prokuroria e Durrësit.

Njoftimi i Policisë:

Komisariati i Policisë Kavajë finalizoi operacionin e koduar “Break”.

Gjatë operacionit është kapur shtetasi R. M., 50 vjeç, banues në Rrogozhinë.          

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Durrësit, me vendimin e datës 07.07.2022, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg”, për veprat penale "Vrasja”, mbetur në tentativë, "Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës" dhe "Dhuna në familje". Në muajin korrik të vitit 2022, ky shtetas ka tentuar të vrasë, duke e goditur me automjet, bashkëshorten e tij, e cila ka qenë me urdhër mbrojtjeje.      

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës.

Kavajë

Në kuadër të operacionit "Break".

Vihet në pranga shtetasi në kërkim Rakip Meçaj.

durres kavaje dhune vrasje

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Prill 2024, 11:11 I.A

FOTO/ Nis protesta para Bashkisë Tiranë

Protesta TIRANË- Protesta para Bashkisë Tiranë ka nisur ditën e sotme kundër dosjes 5D. Qindra qytetarë janë mbledh...