Aktualitet

EMRI/ U arrestua se tentoi të fuste drogë në burg, të riut i gjendet telefon në paraburgim në Korçë

Ndërkohë policia sot ka dalë më një tjetër njoftim ku bën me dije se atij i është gjetur një telefon brenda qelisë në paraburgim.

19 Prill 2024, 10:48 Nga N.F
EMRI/ U arrestua se tentoi të fuste drogë në burg, të riut i
Foto ilustruese

KORÇË- Ditën e djeshme Frensi Avdiu u vendos në pranga pasi tentoi të fuste droge brenda një burgu. Në lidhje më ketë ai vendos në pranga ku akuzohet për veprën "Prodhim dhe shitje te lendeve narkotike”. 

Ndërkohë policia sot ka dalë më një tjetër njoftim ku bën me dije se atij i është gjetur një telefon brenda qelisë në paraburgim.

Njoftimi i plotë: 

Më date 19.04.2024 në orën 00:10 u arrestua në flagrancë për veprën penale futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP parashikuar nga neni 324/A K penal i paraburgosuri : F.A i paraburgosur për Veprën penale “Prodhim dhe shitje te lendeve narkotike” parashikuar nga neni 283 i kodit penal, pasi : Nga kontrolli ushtruar në dhomën e akomoduar në IEVP Korçë u konstatua një telefon celular Iphone. Materialet i kaluan për veprime te mëtjeshme prokurorisë juridiksion i përgjithshëm Korçë.

burg arrestim dronove

Sondazh

Poll