Aktualitet

FOTO/ Me kapuç teksa bën foto, kush është personi i dyshimtë në bashkinë Tiranë

Teksa qindra qytetarë po protestojnë kundër dosjes 5D dhe korrupsionit, një i infiltruar nga Bashkia po u bën foto protestuesve.

19 Prill 2024, 11:20 Nga I.A
FOTO/ Me kapuç teksa bën foto, kush është personi i
Personi

TIRANË- Një person i dyshimtë është filmuar ditën e sotme në tarracën e Bashkisë Tiranë. Teksa qindra qytetarë po protestojnë kundër dosjes 5D dhe korrupsionit, një i infiltruar nga Bashkia po u bën foto protestuesve.

Siç shihet në foton e mësipërme, personi ka vënë një kapuç në kokë në mënyrë që të mos njihet nga kamerat dhe qytetarët. Nuk dihet se cili është qëllimi i fotove që personi i futur nga kryebashkiaku Veliaj, po u bënë protestuesve.

Kjo është protesta e radhës që po mbahet nga qytetarët e Tiranës pas skandalit të fundit të dosjes " 5D"ku u zbuluan drejtorët të bashkisë duke grabitur miliona euro. Protestuesit kanë kërkuar që SPAK të vërë para përgjegjësisë personat e akuzuar dhe kryebashkiaku i Bashkisë, Erion Veliaj të japë dorëheqjen.

proteste para bashkise tirane spak aksion në bashkinë tiranë

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Prill 2024, 11:11 I.A

FOTO/ Nis protesta para Bashkisë Tiranë

Protesta TIRANË- Protesta para Bashkisë Tiranë ka nisur ditën e sotme kundër dosjes 5D. Qindra qytetarë janë mbledh...