Aktualitet

Nga dhuna ndaj fëmijëve të mitur te drejtimi automjetit në gjendje të dehur, arrestohet një person dhe procedohen dy të tjerë në Fier

Dy persona janë proceduar në gjendje të lirë për veprat penale dhunë ndaj fëmijëve të mitur dhe ndërtimi pa leje në banesë.

19 Prill 2024, 11:36 Nga S.B
Nga dhuna ndaj fëmijëve të mitur te drejtimi automjetit në
foto ilustruese

FIER- Arrestohet një person dhe procedohen penalisht dy të tjerë në Fier për vepra të ndryshme penale. Mësohet se 42-vjeçari F.N, është arrestuar në flagrancë pasi drejtoi automjetin në gjendje të dehur.

Dy persona janë proceduar në gjendje të lirë për veprat penale dhunë ndaj fëmijëve të mitur dhe ndërtimi pa leje në banesë. Gjithashtu një 61-vjeçar ka kallëzuar në Polici vjedhjen e automjetit të tij tip Benz.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.

 Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin F. N., 42 vjeç, banues në Fier, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Xh. M., 28 vjeçe, banuese në Fier, pasi ish-bashkëshorti i saj ka kallëzuar se shtetasja Xh. M. ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të tyre të mitur.  

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. S., 56 vjeç, banues në Divjakë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime ndërtimi, pa leje, në banesën e tij.  

-

Në Komisariatin e Policisë Fier, është paraqitur shtetasi I. B., 61 vjeç, banues në fshatin Hoxharë, Fier, i cili ka kallëzuar se i kanë vjedhur automjetin e tij, tip "Benz". Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

fier arrestime vepra penale

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Prill 2024, 11:11 I.A

FOTO/ Nis protesta para Bashkisë Tiranë

Protesta TIRANË- Protesta para Bashkisë Tiranë ka nisur ditën e sotme kundër dosjes 5D. Qindra qytetarë janë mbledh...