Aktualitet

FOTOT/ Efektivë policie të infiltruar mes protestuesve, çfarë po ndodh në Bashkinë Tiranë

Teksa këshilltari opozitar në Bashkinë Tiranë, po merrte fjalën, ka denoncuar se disa efektivë policie janë infiltruar si policë.

19 Prill 2024, 11:52 Nga I.A
FOTOT/ Efektivë policie të infiltruar mes protestuesve,
Foto nga protesta

TIRANË- Tensionet në protestën para bashkisë Tiranë janë shtuar. Teksa këshilltari opozitar në Bashkinë Tiranë, po merrte fjalën, ka denoncuar se disa efektivë policie janë infiltruar si policë.

FOTOT/ Efektivë policie të infiltruar mes protestuesve,
Foto nga protesta

Ai ka deklaruar se ata janë identifikuar të paktën 2 punonjës policie të veshur civilë. Ndërkohë që u ka bërë thirrje atyre që të mos përshkallëzojnë situatën.

Kjo është protesta e radhës që po mbahet nga qytetarët e Tiranës pas skandalit të fundit të dosjes " 5D"ku u zbuluan drejtorët të bashkisë duke grabitur miliona euro. Protestuesit kanë kërkuar që SPAK të vërë para përgjegjësisë personat e akuzuar dhe kryebashkiaku i Bashkisë, Erion Veliaj të japë dorëheqjen.

proteste para bashkise tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Prill 2024, 11:11 I.A

FOTO/ Nis protesta para Bashkisë Tiranë

Protesta TIRANË- Protesta para Bashkisë Tiranë ka nisur ditën e sotme kundër dosjes 5D. Qindra qytetarë janë mbledh...