Aktualitet

"Rrjeta" e Vetting-ut "kapi" problemet me pasuritë, shkarkohet nga KPK, gjyqtari Agron Zhukri 

Ai mësohet se ka qenë i pranishëm në sallë kur është marrë vendimi.

19 Prill 2024, 10:04 Nga M.B
"Rrjeta" e Vetting-ut "kapi" problemet me pasuritë,
Agron Zhukri 

TIRANA- Sot Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar gjyqtarin i Gjykatës së Tiranës, Agron Zhukrin. Ai mësohet se ka qenë i pranishëm në sallë kur është marrë vendimi. Sipas KPK, Zhukri ka rezultuar me probleme në kriterin e pasurisë dhe bëhet me dije se kanë rezultuar disa pasuri që nuk justifikohej burimi i të ardhurave të gjyqtarit. Ai në seancën e mëparshme kishte pretenduar se aktiviteti privat justifikonte pasurinë

Agron Zhukri e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës. Emri i Zhukrit u lakua në pranverën e vitit 2022 për shkak të shqyrtimit të konfliktit të brendshëm të Partisë Demokratike për logon e partisë dhe vulën. Zhukri i dha të drejtë grupit të Rithemelimit, ndërsa vendimi u rrëzua më pas nga Gjykata e Apelit, duke u rikthyer çështjen për shqyrtim në shkallë të parë.

agron zhukri

Sondazh

Poll