18 Prill 2024, 13:43
Nga N.F
Jeff Hovenier
KOSOVË- Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka reaguar në lidhje me mbajten në paraburgim të zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviç në Serbi. Hovenier gjatë fjalës së tij u shpreh se janë të shqetësuar. Ai më tej shtoi se ambasada e njeh mirë rolin që Jankoviç ka luajtur në Policinë e Kosovës dhe se e njohin mundin e tij për integrimin e komunitetit serb në polici.
“Jankoviç është i njohur mirë nga Ambasada Amerikane dhe shumë të tjerë. Ne jemi veçanërisht të shqetësuar. Ai është dikush që e njohim prej shumë vitesh, një serb etnik i Policisë së Kosovës që ka shpenzuar shumë energji dhe kohë në polici duke ndihmuar shumë në integrimin e komunitetit serb në Policinë e Kosovës.
Ai ka luajtur një rol të veçantë për të siguruar që ndjeshmëria e lidhur me komunitetin serb të jetë e adresuar nga Policia e Kosovës, si dhe ka luajtur rol për ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Kosovë, përfshirë edhe monastiret ortodokse. Ne jemi të shqetësuar dhe shpresojmë që të lirohet shpejt”, tha Hovenier para gazetarëve.
Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla tha Jankoviç është dërguar në paraburgim për 48 orë nga autoritetet e Serbisë. Ai më tej shtoi se Jankoviç është dërguar në paraburgim nën akuzën prishje të rendit kushtetues.
jeff hovenier kosova dejan jankoviç serbia
Bota
18 Prill 2024, 13:23
N.F
Sveçla
KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla ka folur për ndalimin e qindra qytetar&e...
Bota
18 Prill 2024, 13:20
S.B
fotoja e vitit
SHBA- Fotoja e një gruaje palestineze që mban trupin e mbuluar me çarçaf të mbesës së saj të...
Bota
18 Prill 2024, 13:12
N.F
Xhelal Sveçla
KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla ka dalë në një deklarat...
Bota
18 Prill 2024, 12:47
N.F
Sulmi
KOSOVË- Në oborrin e një shtëpie në komunën e Zveçanit është hedhur një mjet shpërthyes, n&e...
Bota
18 Prill 2024, 12:26
N.F
Jorn Rohde
KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar pas ndalimit të zyrtarëve policor...
Bota
18 Prill 2024, 12:16
S.B
pamje nga ngjarja
INDONEZI- Autoritetet indoneziane urdhëruan qindra vendas të evakuoheshin pas shpërthimeve të shumta të nj&...
Bota
18 Prill 2024, 12:01
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Një autobus me udhëtarë i kompanisë Bici Com, në orët e hershme të mëngjesit të së...
Bota
18 Prill 2024, 11:55
S.B
Mar Mari Emmanuel
SIDNEJ- Peshkopi i cili u godit me thikë në një kishë të Sidneit të hënën ka thënë...
Bota
18 Prill 2024, 11:50
N.F
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar nga mbledhja e Qeverisë se janë liruar katër nga pesë z...
Bota
18 Prill 2024, 11:44
S.B
dizajni i stacionit të trenit
KINË- Dizajni i propozuar i një stacioni treni në qytetin kinez të Nanjing ka tërhequr v&e...