Bota

Kurti: Lirohen katër nga pesë policët e ndaluar në Serbi, Jankoviç vazhdon të mbahet në burg

Kurti tha se 4 policë janë liruar ndërsa zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviç vazhdon të mbahet në burg.

18 Prill 2024, 11:50 Nga N.F
Kurti: Lirohen katër nga pesë policët e ndaluar në Serbi,
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar nga mbledhja e Qeverisë se janë liruar katër nga pesë zyrtarët policor po mbaheshin në Rashkë të Serbisë. Kurti tha se 4 policë janë liruar ndërsa zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviç vazhdon të mbahet në burg.

“Informacionet e fundit na njoftojnë që të gjithë policët e ndaluar të cilët I përmenda në fjalën time hyrëse tashmë janë liruar, përveç zëvendësdrejtorit  të përgjithshëm të Policisë së Kosovës Dejan Jankoviq. Pra zv.drejtori policisë vazhdon që të mbahet në burg në Serbi”, ka thënë Kurti.

Gjatw mbledhjes sw Qeverisë  Kurti tregoi se zëvendësdrejtori Jankoviç është dërguar në Rashkë.

“Në mesin e të ndaluarve dhe të arrestuarve është dhe zëvendës drejtori i PK, Dejan Jankoviç nga radhët e komunitetit serb. Sipas informacioneve që kemi zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës është dërguar në Rashkë”, ka thënë Kurti.

Përveç Jankoviçit, dje u ndaluar edhe zyrtarët Sinisha Miliç, Zoran Marinkoviç, Boban Simeunoviç dhe Ramiz Ibrahimi.

kosova serbia kurti

Sondazh

Poll