Bota

Ndalimi i 5 policëve nga Serbia, reagon Rohde: E papranueshme, kjo duhet të përfundojë menjëherë!

 Rohde përmes një postimi në platformën "X" ka shkruar se ndalimi i policëve të Kosovës është i papranueshëm dhe tha se kjo duhet të përfundojë menjëherë.

18 Prill 2024, 12:26 Nga N.F

 

Ndalimi i 5 policëve nga Serbia, reagon Rohde: E papranueshme, kjo duhet
Jorn Rohde

 

KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar pas ndalimit të zyrtarëve policorë të Kosovës nga autoritetet serbe. Rohde përmes një postimi në platformën "X" ka shkruar se ndalimi i policëve të Kosovës është i papranueshëm dhe tha se kjo duhet të përfundojë menjëherë.


“De-përshkallëzim tani! Ndalimi i zyrtarëve të Kosovës të zbatimit të ligjit, përfshirë serbët, nga autoritetet e Serbisë është i papranueshëm dhe sigurisht jo ajo që mund të pritet nga një vend kandidat në BE. Kjo duhet të përfundojë menjëherë dhe ne presim që edhe politikanët serbë të flasin për bashkëqytetarët e tyre”, shkruan ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar nga mbledhja e Qeverisë se janë liruar katër nga pesë zyrtarët policor po mbaheshin në Rashkë të Serbisë. Kurti tha se 4 policë janë liruar ndërsa zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviç vazhdon të mbahet në burg.

jorn rohde koosva serbia police

Sondazh

Poll