Bota

VIDEO/ U plagos me thikë gjatë meshës, flet për herë të parë pas sulmit prifti: Kushdo që të dërgoi për ta bërë këtë, unë e fal

Në një audio-mesazh, peshkopi Mar Mari Emmanuel gjithashtu bëri thirrje që komuniteti të qëndrojë i qetë.

18 Prill 2024, 11:55 Nga S.B
VIDEO/ U plagos me thikë gjatë meshës, flet për herë
Mar Mari Emmanuel

SIDNEJ- Peshkopi i cili u godit me thikë në një kishë të Sidneit të hënën ka thënë se ai po shërohet shpejt dhe se e fal sulmuesin e tij të dyshuar. Në një audio-mesazh, peshkopi Mar Mari Emmanuel gjithashtu bëri thirrje që komuniteti të qëndrojë i qetë.

Policia thotë se sulmi, i cili u transmetua drejtpërdrejtë dhe plagosi katër persona, ishte një akt terrorist me motive fetare. Një djalë 16-vjeçar është arrestuar për ngjarjen, por nuk është akuzuar për asnjë vepër penale.

Në klipin katërminutësh të Peshkopit Emmanuel, të publikuar nga kisha në rrjetet sociale të enjten, ai thotë se fal këdo që e ka bërë këtë veprim.

"Dhe unë do të lutem gjithmonë për ju. Dhe kushdo që ju dërgoi për ta bërë këtë, unë i fal edhe ata në emrin e fuqishëm të Jezusit," tha ai.

Peshkopi Emmanuel përdori gjithashtu mesazhin e tij publik për t'i nxitur mbështetësit e tij të bashkëpunonin me policinë.

"Kam nevojë që ju të veproni si Krishti. Zoti Jezus nuk na mësoi kurrë të luftojmë. Zoti Jezus kurrë nuk na mësoi të hakmerremi." përfundoi ai.

sidnej australi emmanuel sulmohet prifti

Sondazh

Poll