Bota

Shpërthimi i vullkanit në Indonezi/ Evakuohen banorët, rritet mundësia për cunami (FOTO)

Pamjet dramatike të shpërthimeve të së mërkurës tregojnë shtëllunga të hirit gri që ngrihen në qiell dhe rrjedha llave të ndezura, të shoqëruara nga goditje rrufeje.

18 Prill 2024, 12:16 Nga S.B
Shpërthimi i vullkanit në Indonezi/ Evakuohen banorët, rritet
pamje nga ngjarja

INDONEZI- Autoritetet indoneziane urdhëruan qindra vendas të evakuoheshin pas shpërthimeve të shumta të një vullkani në ishull, duke rritur frikën se ai mund të bie në det dhe të shkaktojë një cunami. Mali Ruang, një vullkan 725 metra në ishullin Ruang, Sulawesi Verior, ka shpërthyer të paktën pesë herë që nga mbrëmja e së martës, duke hedhur lavë dhe shtëllunga hiri lart në qiell.

Shefi i agjencisë Hendra Gunawan tha se zyrtarët kishin ngritur alarmin për vullkanin duke paralajmëruar njerëzit pasi mund të shembet pjesërisht në ujë dhe të shkaktojë një cunami.

Shpërthimi i vullkanit në Indonezi/ Evakuohen banorët, rritet
pamje nga ngjarja

“Forca e shpërthimit të malit Ruang po bëhet më e madhe dhe ka lëshuar re të nxehta prej rreth 1.7 kilometrash”, tha ai për agjencinë kombëtare të lajmeve Antara, duke shtuar se shpërthimet u shkaktuan nga tërmetet e fundit në zonë.

Pamjet dramatike të shpërthimeve të së mërkurës tregojnë shtëllunga të hirit gri që ngrihen në qiell dhe rrjedha llave të ndezura, të shoqëruara nga goditje rrufeje.

Në vitin 2018, shpërthimi i Anak Krakatau të Indonezisë shkaktoi rënien e tij në det, duke shkaktuar një cunami që goditi brigjet e ishujve kryesorë Java dhe Sumatra, duke vrarë më shumë se 400 njerëz.

vullkan indonezi cunami

Sondazh

Poll