Bota

Po mbante në krah mbesën e saj të vrarë gjatë luftës, fotografia e fotoreporterit të Reuters merr çmimin e parë

Mohammed Salem ishte në spitalin Nasser në Khan Younes më 17 tetor kur pa 36-vjeçaren Inas Abu Maamar në morg duke mbajtur trupin e vajzës së vdekur të mbështjellë në krahë.

18 Prill 2024, 13:20 Nga S.B
Po mbante në krah mbesën e saj të vrarë gjatë
fotoja e vitit

SHBA- Fotoja e një gruaje palestineze që mban trupin e mbuluar me çarçaf të mbesës së saj të vrarë në një bastisje izraelite në Gaza është vlerësuar me çmimin e parë World Press Photo. Fotoja i përket fotoreporterit të Reuters Mohammed Salem dhe tregon Inas Maamar duke përqafuar trupin e pajetë të mbesës së saj pesëvjeçare, Sally, e cila u vra së bashku me nënën dhe motrën e saj nga një raketë izraelite që goditi shtëpinë e tyre në Khan Younes.

Mohammed Salem ishte në spitalin Nasser në Khan Younes më 17 tetor kur pa 36-vjeçaren Inas Abu Maamar në morg duke mbajtur trupin e vajzës së vdekur të mbështjellë në krahë. Fotoja është bërë 10 ditë pas fillimit të luftës në Gaza.

“Ishte një moment i fuqishëm dhe i trishtueshëm dhe ndjeva se imazhi përmbledh në një kuptim të gjerë atë që po ndodhte në Rripin e Gazës”, tha Mohammed Salem.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by World Press Photo Foundation (@worldpressphoto)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by World Press Photo Foundation (@worldpressphoto)

palestine foto

Sondazh

Poll