Bota

Projekti i stacionit të trenit në Kinë habit qytetarët, e krahasojnë me një pecetë higjenike (FOTO)

Autoritetet thonë se dizajni është frymëzuar nga lulet e kumbullës, për të cilat qyteti është i njohur.

18 Prill 2024, 11:44 Nga S.B
Projekti i stacionit të trenit në Kinë habit qytetarët, e
dizajni i stacionit të trenit

KINË- Dizajni i propozuar i një stacioni treni në qytetin kinez të Nanjing ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve kinezë në rrjetet sociale. Autoritetet thonë se dizajni është frymëzuar nga lulet e kumbullës, për të cilat qyteti është i njohur.

Por në internet, të tjerët po vënë në dukje ngjashmërinë e tij me diçka krejt tjetër pra me një pecetë higjenike që përdoret nga gratë dhe vajzat.

"Kjo është një pecetë higjenike gjigande. Është e turpshme të thuash se duket si një lule kumbulle," tha një komentues në faqen e rrjeteve sociale Weibo.

Projekti i stacionit të trenit në Kinë habit qytetarët, e
dizajni i stacionit të trenit

Tema ka gjeneruar miliona shikime nëpër platforma të ndryshme të mediave sociale kineze. Sipas gazetës shtetërore Nanjing Daily, projekti paraprak u nis nga qeveria e provincës Jiangsu dhe China State Railway Group.

Projekti i stacionit të trenit në Kinë habit qytetarët, e
dizajni i stacionit të trenit

Ndërtimi do të fillojë në gjysmën e parë të vitit 2024, sipas mediave lokale. Sipas një raporti të vitit 2017 nga faqja e lajmeve Nanjing Morning News, stacioni i trenit vlerësohet të kushtojë rreth 20 miliardë juanë kinezë (2.7 miliardë dollarë) dhe do të shtrihet në një sipërfaqe totale prej 37.6 kilometra katrorë.

stacion treni kine

Sondazh

Poll