Bota

Sulmi iranian ndaj Izraelit/ Netanyahu: Do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur veten

Gjithashtu presidenti iranian Ebrahim Raisi paralajmëroi se sulmi më i vogël nga Izraeli në tokën iraniane do të sillte një përgjigje masive dhe të ashpër. 

17 Prill 2024, 15:13 Nga E. D
Sulmi iranian ndaj Izraelit/ Netanyahu: Do të bëjmë
Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu falënderoi ministrat e jashtëm të Gjermanisë dhe Britanisë për mbështetjen e tyre të mërkurën, por tha se Izraeli do të marrë vendimet e veta për sigurinë e tij.

“Dua ta bëj të qartë, ne do t’i marrim vendimet tona dhe shteti i Izraelit do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur veten”, tha ai.

Gjithashtu presidenti iranian Ebrahim Raisi paralajmëroi se sulmi më i vogël nga Izraeli në tokën iraniane do të sillte një përgjigje masive dhe të ashpër. 

Raisi tha se sulmi i fundjavës ishte i kufizuar dhe se nëse Irani do të kishte dashur të kryente një sulm më të madh, asgjë nuk do të mbetej nga regjimi sionist.

benjamin netanyahu

Sondazh

Poll