Bota

Bllokimi i autobusëve nga Serbia, reagon Sanduloviç: Kam vite që paralajmëroj politikat nacionaliste të Vuçiç!

Në reagimin e tij Sanduloviç u shpreh se e ai e ka paralajmëruar Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për politikën që përdor presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

17 Prill 2024, 14:34 Nga N.F
Bllokimi i autobusëve nga Serbia, reagon Sanduloviç: Kam vite
Nikolla Sanduloviç

SERBI- Politikani opozitar serb, Nikolla Sanduloviç ka reaguar në lidhje me bllokimin e autobusëve të Kosovës në kufi nga Serbia. Në reagimin e tij Sanduloviç u shpreh se e ai e ka paralajmëruar Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për politikën që përdor presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ai ka theksuar se ai Vuçiç ka një politikë nacionaliste, kjo pasi qindra shqiptarë të Kosovës  nuk u lejuan të kalojnë kufirin Kroaci-Serbi dhe Hungari-Serbi me letërnjoftime.

“Unë kam vite që flas dhe paralajmëroj se cila është politika e Aleksandër Vuçiçit dhe cili është qëllimi i tij përfundimtar. Të gjithë në BE dhe SHBA ranë në gjumë për shkak të negociatave të tij afatgjata dhe gënjeshtrave që i tha publikut ndërkombëtar, ndërsa në të njëjtën kohë ai ndoqi politikën e tij të vjetër nacionaliste në Serbi,” shkruan ai.

“E kam thënë atëherë, e them edhe tani, vetëm Partia Republikane në Serbi mund të sjellë paqe të qëndrueshme dhe zgjidhje të plotë për Serbinë dhe Kosovën. Diçka e tillë, të cilën Vuçiç po e zbaton, çon vetëm në konflikt dhe katastrofë të pashmangshme”, shtoi Sanduloviç.


Pa kaluar akoma 24 orarë nga dhënia e dritës jeshile nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës për avancimin përpara të Kosovës në KiE është regjistruar një incident nga pala Serbe. Sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli ka bërë të ditur se në autoritetet kufitare të Serbisë, në pikëkalimin Batrovci, Serbi – Kroaci, nga mesnata po mbahen të bllokuar së paku katër autobusë me targa dhe udhëtarë, qytetarë të Republikës së Kosovës.

nikolla sanduloviç tensionet ne veri te kosoves serbia vucic

Sondazh

Poll