Bota

Bllokimi i autobusëve me udhëtarë nga Kosova, Kurti: Serbia po hakmerret për votimin në Asamblenë e Këshillit të Europës

Me anë të një reagimi në platforën "X", Kurti tha se që nga mëngjesi i sotëm, mbi 300 shtetas të Kosovës, përfshirë dhe fëmijë janë ndaluar arbitrarisht në kufij si dhe janë privuar nga ushqimi e medikamentet.

17 Prill 2024, 14:44 Nga M.B
Bllokimi i autobusëve me udhëtarë nga Kosova, Kurti: Serbia po
Albin Kurti

KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka cilësuar si hakmarrje nga ana e Serbisë për votimin në Asamble të Këshillit të Evropës, ndalimin e udhëtarëve nga Kosova në pikëkalimet kufitare. Me anë të një reagimi në platforën "X", Kurti tha se që nga mëngjesi i sotëm, mbi 300 shtetas të Kosovës, përfshirë dhe fëmijë janë ndaluar arbitrarisht në kufij si dhe janë privuar nga ushqimi e medikamentet. Sipas, Kurtit, kjo është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut.

“Një ditë pas votimit në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Europës, Serbia hakmerret ndaj civilëve kosovarë. Që nga mëngjesi i sotëm, mbi 300 shtetas tanë, përfshirë fëmijë, janë ndaluar arbitrarisht në kufij, janë privuar nga ushqimi dhe medikamentet. Shkelje flagrante e të drejtave të njeriut”, ka shkruar Kurti.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës ka rekomanduar dje që Kosova të bëhet anëtare e KiE. Ky vendim i marrëme shumicë votash ka sjell zemërim të madh në Serbi. Autoritet serbe kanë bllokuar sot pikën kufitare në veri të Kosovës si dhe pikën kufitare me Kroacinë.

Sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli ka bërë të ditur se në autoritetet kufitare të Serbisë, në pikëkalimin Batrovci, Serbi-Kroaci, nga mesnata po mbahen të bllokuar së paku katër autobusë me targa dhe udhëtarë, qytetarë të Republikës së Kosovës. Qytetarët e Kosovës janë ndaluar dhe në kufirin serb me Hungarinë. Autoritetet në Kosovë u kanë bërë thirrje qytetarëve që janë duke udhëtuar që të shmangin “me çdo kusht” kalimin nëpër territorin e Serbisë. 

tensionet ne veri te kosoves

Sondazh

Poll