Bota

KQZ në Kosovë nis mbledhjen me një minutë heshtje për gratë e vrara ditët e fundit në vend

Alban Krasniqi anëtar i këtij komisioni nga Vetëvendosje ka kërkuar që mbledhjen ta fillojnë me një minutë heshtje në nderim të grave të vrara ditët e fundit në Kosovë.

17 Prill 2024, 14:45 Nga N.F
KQZ në Kosovë nis mbledhjen me një minutë heshtje për
KQZ

KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovës (KQZ) ka nisur mbledhjen e sotme me një minutë heshtje me rastin e vrasjes se grave.  Alban Krasniqi anëtar i këtij komisioni nga Vetëvendosje ka kërkuar që mbledhjen ta fillojnë me një minutë heshtje në nderim të grave të vrara ditët e fundit në Kosovë.

“Kisha kërku të mbajt në minutë heshtje në shënim të kësaj ditë zie lidhje me këtë dukuri të shëmtuar”, ka thënë ai.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marr vendim që sot të jetë ditë zie në Kosovë. Ky vendim vjen pasi brenda pak ditësh janë vrarë dy gra nga bashkëshortët e tyre. Nërkohë, në Kosovë situata po cilësohet si alarmante, teksa po kërkohen veprime urgjente për të parandaluar vrasjen e grave. Presidentja Vjosa Osmani ka thënë dje se femicidi ka marrë përmasa të jashtëzakonshme dhe duhet të ndalet me çdo kusht.

kqz kosove nje minut heshjte

Sondazh

Poll