Bota

"Solli grusht në parlament", Gjeorgjia miraton leximin e parë të projektligjit për "agjentët e huaj"

Tetëdhjetë e tre nga 150 deputetë votuan pro projektligjit, ndërsa deputetët e opozitës bojkotuan votimin.

17 Prill 2024, 13:41 Nga M.B
"Solli grusht në parlament", Gjeorgjia miraton leximin e
Foto ilustruese

GJEORGJIA- Parlamenti i Gjeorgjisë miratoi të mërkurën leximin e parë të një projekt-ligji për "agjentët e huaj" që ka nxitur disa ditë protesta nga kritikët që e shohin atë si autoritar dhe të frymëzuar nga Rusia. Tetëdhjetë e tre nga 150 deputetë votuan pro projektligjit, ndërsa deputetët e opozitës bojkotuan votimin. Mësohet se projektligji duhet të kalojë edhe dy lexime të tjera përpara se të bëhet ligj.

Projektligji do të kërkonte që organizatat që marrin më shumë se 20% të financimit të tyre nga jashtë të regjistrohen si agjentë të ndikimit të huaj dhe është krahasuar nga kritikët me një ligj që Rusia e ka përdorur gjerësisht për të goditur disidencën. Fati i saj shihet si një provë nëse Gjeorgjia, 33 vjet pas rënies së Bashkimit Sovjetik, synon të ndjekë një rrugë integrimi me Perëndimin apo të kthehet më afër Rusisë. Të martën, protestuesit u përplasën me policinë. Njëmbëdhjetë persona u arrestuan dhe një polic u plagos. Opozita ka bërë thirrje për më shumë protesta të mërkurën mbrëma.

Rusia nuk gëzon popullaritet në vendin e Kaukazit Jugor me 3.7 milionë banorë, i cili humbi një luftë të shkurtër me Rusinë për territorin separatist të Osetisë së Jugut të mbështetur nga Moska në 2008. Shtetet e Bashkuara, Britania dhe vendet evropiane kanë bërë thirrje kundër miratimit të projektligjit. BE, e cila i dha Gjeorgjisë statusin e kandidatit në dhjetor, ka thënë se projektligji është i papajtueshëm me vlerat e tyre.

gjeorgjia

Sondazh

Poll