Bota

Akuzohet për shpërdorim të detyrës, arrestohet drejtoresha e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit në Mal të Zi

17 Prill 2024, 14:11 Nga N.F
Akuzohet për shpërdorim të detyrës, arrestohet drejtoresha e
Jelena Peroviç

MAL I ZI- Drejtoresha e Agjencisë malazeze për Parandalimin e Korrupsionit (ASK), Jelena Peroviç është arrestuar me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit për shpërdorim detyre. Mësohet se efektivë të Policisë Speciale  e kanë nxjerrë atë nga godina e ASK-së.

Pas kontrollit në ambientet e ASK-së, oficerët e Departamentit të Policisë Speciale e kanë nxjerrë nga ai godinë dhe e kanë sjellë në SPO për t'u marrë në pyetje. Pas bastisjes së zyrës dhe makinës sw saj zyrtare ajo u ndalua për shkak të dyshimit se gjatë vitit të kaluar. dhe deri në prill të këtij viti kishte kryer veprën keqpërdorimit të pozitës zyrtare.

Avokati Nikolla Martinoviç i cili po merr pjesë në bastisjen në ambientet e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, së bashku me drejtoreshën e ASK-së, Jelena Peroviç u shprehën se PSP-ja është në kërkim të dokumenteve që tashmë janë dorëzuar në Prokurorinë Speciale të Shtetit/ Më tej ata shtuan se ato dikumente i referohen urdhrave të udhëtimit të kreut të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit dhe përdorimin e veturave zyrtare.

Oficerët e PSP-së kanë hyrë në godinën e ASK-së me urdhër bastisje mëngjesin e sotëm. ZPS-ja ka bllokuar godinën dhe po bëhet kërkimi. Prokurori dhe zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Shtetit tha se gjatë bastisjes së objekteve të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit nuk është privuar nga liria askush.

“Në këtë moment nuk i hiqet liria askujt. Kërkimet janë duke u zhvilluar” ka thënë Radonjiq për Pobjeda.

jelena peroviç mal i zi arrestim

Sondazh

Poll