Bota

VIDEO/ Bllokimi i autobusëve të Kosovës nga Serbia, përkeqësohet gjendja e një udhëtari, dërgohet drejt Beogradit

Shoferi shtoi se një udhëtari për shkak të stresit është dashur që të i ofrohet ndihmë mjekësore. Në lidhje me gjendjen e këtij udhëtari janë ndarë video ku duket momenti kur i përkeqasohet gjendja ndërsa një person i cili ndodhej në vendngjarje ka folur për mediat e Kosovës.

17 Prill 2024, 13:58 Nga N.F
VIDEO/ Bllokimi i autobusëve të Kosovës nga Serbia,
Pamje nga vendi i ngjarjes

KOSOVË- Autoritetet kufitare të Serbisë, në pikëkalimin Batrovci, Serbi-Kroaci, nga mesnata kanë bllokuar katër autobusë me targa dhe udhëtarë, qytetarë të Republikës së Kosovës. Në lidhje me këtë ngjarje ka folur shoferi i një autobusëve, Driton Bajrami i cili u shpreh se problemi më i madh i bllokimit që u është bërë autobusëve në Serbi është me ushqim.

 

Shoferi shtoi se një udhëtari për shkak të stresit është dashur që të i ofrohet ndihmë mjekësore. Në lidhje me gjendjen e këtij udhëtari janë ndarë video ku duket momenti kur i përkeqasohet gjendja ndërsa një person i cili ndodhej në vendngjarje ka folur për mediat e Kosovës.

“Nuk e di se çka pat. Ishte një udhëtar, ia dhanë ndihmën e parë këtu dhe nuk dimë më shumë për të, e kanë dërguar për në Beograd”, një nga udhëtaret, Imrane Raka për Klankosova.tv.

Më tej, Raka tha se në kufirin Kroaci-Serbi janë duke pritur që nga ora 06:30 e mëngjesit, ndërsa tha se ka udhëtarë nga Kosova të cilët po presin prej orës 22:00.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, ku tha se pak orë pas votimit në favor të Kosovës të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, institucionet e Kosovës janë njoftuar, që në vendkalimin kufitar Kroaci-Serbi, në Batrovci, autobusë nga Kosova janë ndaluar nga autoritetet kufitare të Serbisë.

 

tensionet ne veri te kosoves serbia

Sondazh

Poll