17 Prill 2024, 13:33
Nga N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Gjykata Themelore në Prishtinë në rigjykim ka dënuar me 35 vjet burgim Izet Godenin për vrasjen e gruas së tij më 2022 në Prishtinë. I.G, në gjykimin e parë, në qershor të vitit 2023, nga Gjykata Themelore në Prishtinë ishte dënuar me 25 vjet burgim për vrasje të rëndë. Vrasja e rëndë në Kosovë dënohet me minimum 10 vjet burgim dhe me maksimum burgim të përjetshëm.
Më 25 nëntor të vitit 2022, në orën 04:00, në shtëpinë tij në Prishtinë, I.G, kishte privuar nga jeta bashkëshorten e tij. Sipas gjykatës, ai kishte vepruar “në mënyrë mizore dhe dinake”, duke e goditur disa herë me sëpatë viktimën S.G, e cila në kohën e sulmit ishte duke fjetur në shtratin e saj.
Gjykata tha se viktima, 63 vjeçe, ishte goditur disa herë me sëpatë në pjesën e majtë të kokës duke i shkaktuar asaj lëndime të rrezikshme për jetën, e për shkak të të cilave e ndjera kishte ndërruar jetë. Të dënuarit do t’i llogaritet koha e qëndruar në paraburgim, ku do të qëndrojë deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.
Njoftimi për shpalljen e aktgjykimit ndaj I.G, vjen pasi ditëve të fundit në Kosovë dy gra u vranë, dhe të dyshuarit kryesorë janë burrat e tyre. Vrasjet e fundit nxitën reagim të shoqërisë dhe krerëve shtetërorë të cilët kërkuan dënime më të ashpra për kryesit e krimeve me bazë gjinore. Më 17 prill, në Kosovë është ditë zie në kujtim të të gjitha grave të vrara. Që nga viti 2010, në Kosovë janë vrarë 57 gra.Në të shumtën e rasteve, autorë të vrasjeve kanë qenë bashkëshortët, pastaj baballarët dhe djemtë.
Marrë nga REL
izet godeni vrasje sepate denim burg
Bota
17 Prill 2024, 13:17
N.F
Pamje nga pika kufitare
SERBI- Pa kaluar akoma 24 orarë nga dhënia e dritës jeshile nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të...
Bota
17 Prill 2024, 12:58
M.B
Glauk Konjufca dhe Vjosa Osmani
KOSOVA- Teksa shënohet 25 vjetori i masakrës në fshatin Poklek i Vjetër të Komunës s&eum...
Bota
17 Prill 2024, 12:55
N.F
Protesta
PEJË- Disa organizata të shoqërisë civile në Pejë kanë organizuar ditën e sotmë një ma...
Bota
17 Prill 2024, 12:49
M.B
Vajza e së ndjerës
KOSOVA- Vajza e së ndjerës, Gjyljeta Ukella, që u vra dje nga bashkëshorti i saj, ka udhëhequr sot ma...
Bota
17 Prill 2024, 12:36
M.B
Protesta në Prishtinë pas vrasjes në Ferizaj. 15 prill 2024.
KOSOVA- Dështimi i institucioneve të drejtësisë për t&...
Bota
17 Prill 2024, 12:23
M.B
Foto ilustruese
BRUKSEL- Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka vendosur se emri i bosit kolumbian të ndjerë të drogës Pablo Escob...
Bota
17 Prill 2024, 12:21
S.B
pamje nga ngjarja
BRAZIL- Një grua është arrestuar pasi futi xhaxhain e saj të vdekur në një bankë dhe u përpo...
Bota
17 Prill 2024, 12:19
N.F
Baerbock, Herzog dhe Cameron
IZRAEL- Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron dhe ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock mor&eum...
Bota
17 Prill 2024, 11:54
M.B
Protesta
KOSOVA- Disa organizata të shoqërisë civile në Pejë kanë organizuar për sot një marshim paqësor ...
Bota
17 Prill 2024, 11:47
M.B
Një vajzë boshnjake viziton varret në Qendrën Memoriale në Potoçari, afër Srebrenicës. Fotografi nga arkivi.
NEW ...