Sport

Pep Guardiola, makthi dhe njeriu 'i mallkuar' i Real Madridit në Evropë...

Ai është trajneri që e ka eliminuar më së shumti Real Madridin në Champions League

17 Prill 2024, 11:00 Nga DOSJA

Pep Guardiola, makthi dhe njeriu 'i mallkuar' i Real Madridit në

ANGLI - Emri i Pep Guardiolës është sinonim i problemeve të Real Madridit në Evropë. Po, është e vërtetë që ‘los blancos’ u eliminuan kur ishte te Bayern, por e vërteta është se trajneri spanjol është ai që e ka lënë më së shumti Realin jashtë në Champions League. 

Në total, ka pasur tre herë që Guardiola e ka eliminuar Real Madridin. Hera e parë ishte në vitin 2011 kur ishte në pankinën e Barcelonës. Dy të tjerët kanë qenë në Manchester City në 2020 dhe 2023. Tani, Guardiola kërkon të vazhdojë t'i rrisë këto shifra me eliminimin e katërt të Real Madridit në Champions League.

Trajneri katalanas do të përballet me një skuadër të Real Madridit që është specialiste për t'i dhënë fund logjikës dhe shkatërrimin e të gjitha statistikave. Skuadra ‘los blancos’ nuk ka rënë në çerekfinale të Champions League që nga viti 2004, 20 vjet më parë, kundër Monacos. 

Që atëherë, Reali e ka kapërcyer gjithmonë këtë raund, në njëmbëdhjetë raste deri më tani. Besueshmëria e Madridit në këtë raund të Champions League do të vihet në provë nga Manchester City i Guardiolës në një ‘Etihad’ që do të përjetojë një duel të profilit të lartë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll