Politike

Votimi pro Kosovës në Asamblenë e KiE, Bardhi: Vlerësim për demokracinë e brendshme dhe paqen rajonale

Bardhi shkruan se kjo nuk është vetëm një mundësi e jashtëzakonshme për Kosovën dhe proceset integruese të saj, por edhe një vlerësim për demokracinë e brendshme dhe paqen rajonale.

16 Prill 2024, 21:40 Nga r.ll
Votimi pro Kosovës në Asamblenë e KiE, Bardhi: Vlerësim
foto ilustruese

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka shprehur urimet e tij për Kosovën në votimin e Asamblesë Parlamentare pro anëtarësimit të saj në Këshillin e Europës.

Bardhi shkruan se kjo nuk është vetëm një mundësi e jashtëzakonshme për Kosovën dhe proceset integruese të saj, por edhe një vlerësim për demokracinë e brendshme dhe paqen rajonale.

REAGIMI I PLOTË: 

Urime Kosovë!
Moment historik për Kosovën dhe popullin e saj që Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës votoi pro rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në KiE. Kjo nuk është vetëm një mundësi e jashtëzakonshme për Kosovën dhe proceset integruese të saj, por edhe një vlerësim për demokracinë e brendshme dhe paqen rajonale.

keshilli i europes kosove gazment bardhi

Sondazh

Poll