16 Prill 2024, 19:46
Nga N.F
Këshilli i Lartë i Prokurorisë
TIRANË-Pas deklaratave të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndaj drejtuesit të SPAK, Altin Dumani k ardhur edhe reagimi i KLP-së. Këshilli i Lartë të Prokurorisë për mes një reagimi ka shprehur shqetësimin në lidhje me deklarat lidhur me prokurorët e Prokurorisë së Posaçme pranë (SPAK) dhe kreut të saj.
KLP në reagim ka dënuar deklarat duke ndërsa shton se dënon çdo gjuhë urrejtje, shprehje, veprim fyes dhe intimidues që synon të denigrojë në mënyrë të padrejtë figurën e prokurorëve apo të ushtrojë presion ndaj tyre. Më tej në reagim KLP ka bërë thirrje që të mos cenohet në asnjë mënyrë puna profesionale e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme.
Reagim i Këshillit të Lartë të Prokurorisë:
Këshilli i Lartë i Prokurorisë si organ qeverisës e kushtetues i sistemit të akuzës, ndjek me vëmendje çdo reagim publik lidhur me punën e institucionit të prokurorisë dhe në veçanti të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Në këtë kuadër, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka ndjekur me shqetësim ditët e fundit, deklaratat e subjekteve të veçanta në mediat audio vizive dhe ato elektronike, lidhur me prokurorët e Prokurorisë së Posaçme pranë (SPAK) dhe kreut të saj.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë, dënon çdo gjuhë urrejtje, shprehje, veprim fyes dhe intimidues që synon të denigrojë në mënyrë të padrejtë figurën e prokurorëve apo të ushtrojë presion ndaj tyre, duke i bërë thirrje gjithkujt të mos cenojë në asnjë mënyrë punën profesionale të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme.
Çdo subjekt i përfshirë në veprimtarinë ligjore të prokurorisë, ka të drejtë të paraqesë çdo pretendim, ankesë apo kundërshtim në Gjykatën kompetente të parashikuar nga ligji për dhënien e drejtësisë. Kjo, në një shtet demokratik, është e vetmja mënyrë për të arritur tek e vërteta.
Në të njëjtën kohë Këshilli mbështet pa rezerva veprimtarinë ligjore të çdo prokurori të sistemit të prokurorisë, duke i inkurajuar ata të vijojnë të ushtrojnë me kompetencë dhe pavarësi të plotë funksionin e tyre për ngritjen dhe përfaqësimin e akuzës ndaj kujtdo, në emër të shtetit shqiptar, të pa ndikuar nga askush.
dumani meta klp
Politike
16 Prill 2024, 19:02
N.F
Salianji
TIRANË- Kreu i Komisionit Hetimor Parlamentar për TIMS, Ervin Salianji ka folur në lidhje me denoncimet e kryera nga opozita nd&eum...
Politike
16 Prill 2024, 18:58
r.ll
seanca
STRASBURG- Në seancën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës po diskutohet dhe shqyrtohet kë...
Politike
16 Prill 2024, 18:51
N.F
Ervin Salianji
TIRANË- Kreu i Komisionit Hetimor për TIMS, Ervin Salianji ka folur sërish në lidhje me hetimet që ...
Politike
16 Prill 2024, 18:47
r.ll
endrit braimllari
TIRANË- Ka dhënë dorëheqjen nga detyra si nënkryetar i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari. Laj...
Politike
16 Prill 2024, 18:04
N.F
Ervin Mete
TIRANË- Qeveria Shqiptare ka nënshkruar sot rinovimin e marrëveshjes së ndihmës për objektiva zhvillimi me Qeverin...
Politike
16 Prill 2024, 17:43
N.F
Fredi Beleri
TIRANË- Pak ditë më parë Gjykata e Posaçme ka vënë në dispozicion të avokatëve vendimin e ...
Politike
16 Prill 2024, 17:21
r.ll
elly schlein
ITALI- Liderja e Partisë Demokratike në Itali, Elly Schlein ka treguar folur lidhur me marrëveshjen e firmosur mes kryeministri...
Politike
16 Prill 2024, 17:00
r.ll
te afermit e fredi belerit
HIMARË- “Ne i jemi shumë mirënjohës kryeministrit Kyriakos Mitsotakis për nderin që i ...
Politike
16 Prill 2024, 16:46
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar pas mohimit të kërkesës së opozitës për interpelancë...
Politike
16 Prill 2024, 15:12
N.F
Dumani dhe Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbajtur një konferencë për shtyp ku ka fol...