Politike

Asambleja i hapi rrugë anëtarësimit të Kosovës në KiE, Hasani: Një tjetër moment historik!

Ai shprehet se është një hap vendimtar drejt rritjes së bashkëpunimit, stabilitetit dhe prosperitetit për popullin e Kosovës.

16 Prill 2024, 20:07 Nga r.ll
Asambleja i hapi rrugë anëtarësimit të Kosovës në
igli hasani

TIRANË- Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka reaguar pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës i hapi rrugën anëtarësimit të Kosovës. 

Hasani shkruan se ky është një tjetër moment historik për Kosovën. Ai shprehet se është një hap vendimtar drejt rritjes së bashkëpunimit, stabilitetit dhe prosperitetit për popullin e Kosovës.

Fjalën përfundimtare për anëtarësimin e Kosovës tashmë do ta japë Këshilli i Ministrave të Këshillit të Europës në maj.

POSTIMI I PLOTË:

Një tjetër moment historik për Kosovën!

Rekomandimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës është një njohje e progresit dhe potencialit të saj.

Është një hap vendimtar drejt rritjes së bashkëpunimit, stabilitetit dhe prosperitetit për popullin e Kosovës. Është një dëshmi e përkushtimit të Kosovës ndaj vlerave evropiane. Hapi tjetër: Komiteti i Ministrave

kosova keshilli i europes igli hasani

Sondazh

Poll