Politike

Kosova në Këshillin e Europës/ Berisha: Kjo është një arritje historike, është realizimi i një ëndrre fisnike

Në lidhje më këtë hap të rendësishëm ka reaguar kreu i PD-së, Sali Berisha. Berisha në reagimin e tij e ka cilësuar këtë hap si një arritje historik për Kosovën dhe kombin.

16 Prill 2024, 20:18 Nga N.F
Kosova në Këshillin e Europës/ Berisha: Kjo është
Berisha

TIRANË- Asambleja Parlamentare ka votuar PRO që Kosova të avancojë edhe më tej drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Në lidhje më këtë hap të rendësishëm ka reaguar kreu i PD-së, Sali Berisha. Berisha në reagimin e tij e ka cilësuar këtë hap si një arritje historik për Kosovën dhe kombin.

Ai më tej në reagimin e tij shtoi se ky hap është realizimi i një ëndrre fisnike të madhe të presidentit Ibrahim Rugova. Berisha tha se ky është realizimi i një ëndrre të mijëra e mijëra vajzave dhe djemve të Kosovës që ranë për t’u bërë të pavdekshëm për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe evropiane.

Berisha: Të dashur qytetare dhe qytetarë, qëndrestare dhe qëndrestarë, misionare dhe misionare të shpresës, dinjitetit, lirisë së individit dhe shoqërisë shqiptare. Ju përshëndes me shumë mirënjohje, me shumë nderim, ju dhe oratorët tuaj.

Por sonte dua të përshëndes në emër tuaj dhe të PD, një ngjarje historike për Kosovën dhe kombin.
Sot, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës votoi me mbi dy të tretat e të pranishmëve për Kosovën anëtare të Këshillit të Europës.

Për Kosovën e lirë dhe të pavarur.  Të dashur miq, kjo është një arritje historike, është realizimi i një ëndrre fisnike të madhe të presidentit Ibrahim Rugova. Realizimi i një ëndrre të mijëra e mijëra vajzave dhe djemve të Kosovës që ranë për t’u bërë të pavdekshëm për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe evropiane.

Fjalën përfundimtare për anëtarësimin e Kosovës tashmë do ta japë Këshilli i Ministrave të Këshillit të Europës në maj.

berisha kosova kie

Sondazh

Poll