Politike

Gjylameti në Strasburg: Të pranojmë Kosovën, vota për të është votë për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Mes delegatëve të shteteve të ndryshme mbajti fjalën dhe Blerina Gjylamenti e cila prej disa kohësh mban postin zëvendës Presidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

16 Prill 2024, 18:58 Nga r.ll
Gjylameti në Strasburg: Të pranojmë Kosovën, vota për
seanca

STRASBURG- Në seancën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës po diskutohet dhe shqyrtohet kërkesa e Kosovës për anëtarësim. 

Mes delegatëve të shteteve të ndryshme mbajti fjalën dhe Blerina Gjylamenti e cila prej disa kohësh mban postin zëvendës Presidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Gjylameti bëri thirrje për pranimin e Kosovës në KiE për stabilizimin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.

“Ky anëtarësim do të garantojë që çdo individ në Kosovë, pavarësisht etnisë të jetojë me dinjitet. Një votë për Kosovën është votë për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe me gjerë. Është një mesazh që Europa të jetë e bashkuar dhe me rëndësi që Kosova të bashkohet me ne sot që po përballemi me sfida të reja. Le të pranojmë Kosovën, le të përqafojmë këtë mundësi historike.”, u shpreh Gjylameti.

Në fund të seancës pritet të votohet për raportin e Dora Bakoyannis. Nëse Asambleja Parlamentare e jep dritën e gjelbër sot, atëherë fjalën përfundimtare për anëtarësimin e Kosovës duhet ta japë Këshilli i Ministrave të Këshillit të Europës në maj.

blerina gjylameti kosove keshilli i europes

Sondazh

Poll