Sport

Gjermania nuk heq dorë nga Nagelsmann…

Edhe pse gjithçka tregon se trajneri gjerman është afër rikthimit në Bayern në verë, Federata Gjermane e Futbollit i bëri një ofertë trajnerit për rinovimin e kontratës.

16 Prill 2024, 14:44 Nga DOSJA

Gjermania nuk heq dorë nga Nagelsmann…

GJERMANI - Gjithçka tregon se Julian Nagelsmann është afër që të bëhet pasardhësi i Thomas Tuchel si trajner i Bayernit, duke filluar nga kjo verë.

Dhe kjo, pavarësisht se Federata Gjermane e Futbollit (DFB) nuk heq dorë nga përpjekjet për ta bindur atë për të rinovuar deri në Kupën e Botës 2026. Nagelsmann ka kontratë si trajner me Federatën Gjermane deri në ‘Euro 2024’, që do të mbahet pikërisht në Gjermani.

Ndërkohë, Nagelsmann, 36 vjeç, ka një ofertë nga DFB për të vazhduar kontratën e tij si trajner i Gjermanisë, një pozicion që ai e mori më 22 shtator 2023, duke zëvendësuar  Hansi Flick të shkarkuar. Por, kur Nagelsmann nënshkroi me DFB-në, kontrata ishte vetëm deri në Kampionatin Evropian. 

Por gjithçka tregon se Nagelsmann është afër pranimit të propozimit për t'u rikthyer te  Bayerni. Nuk mungojnë ata që mendojnë se në këtë pike, Federata Gjermane e Futbollit ka gabuar që i ka dhënë trajnerit të ri kontratë vetëm deri në ‘Euro 2024’. Nëse gjërat shkojnë mirë për ekipin gjerman, ata mund të gjenden përballë paradoksit të humbjes së trajnerit të tyre.

Nagelsmann (gjithashtu ish-trajneri i Hoffenheim dhe Leipzig) drejtoi Bayernin midis 2021 dhe 2023 (ai u shkarkua më 24 mars 2023 dhe u zëvendësua nga Thomas Tuchel, i cili do të largohet në qershor).

Dy të tjerë që u përfolën për Bayernin, janë Roberto De Zerbi (trajneri i Brighton) dhe Ralf Rangnick, trajner i Austrisë që nga viti 2022 dhe, mes skuadrave të tjera, ish-trajneri i Shtutgartit, Hanoverit, Schalkes, Hoffenheim dhe Leipzig.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll