Sport

E FUNDIT/ Një rrugë me emrin Xabi Alonso në Leverkusen? “Kjo meriton të diskutohet”...

Siç raporton “Spiegel”, Xabi Alonso do të bëhet qytetar nderi i Leverkusenit, ku një rrugë mund të marrë emrin e tij, pas titullit të parë kampion i Gjermanisë, i fituar nga Bayer.

16 Prill 2024, 14:02 Nga DOSJA

E FUNDIT/ Një rrugë me emrin Xabi Alonso në Leverkusen?

GJERMANI - Xabi Alonso adhurohet te Leverkusen. Tekniku spanjol, i cili njoftoi se do të qëndronte në klub sezonin e ardhshëm, pavarësisht kërkesave prestigjioze, bëri që Bayer Leverkusen të fitonte titullin e tij të parë në vitet 120 të ekzistencës të dielën.

Pas fitores së madhe të Bayer-it kundër Werder Bremenit (5-0) të dielën, ku u sigurua që ai të kurorëzohej kampion i Gjermanisë, bashkia e qytetit të Leverkusenit njoftoi se donte t'u jepte tituj nderi lojtarëve, stafit dhe drejtuesve të klubit. Nga ana e tyre, tifozët e quajtën njërën nga rrugët që të çojnë në BayArena: "Xabi-Alonso Allee".

“Kjo meriton të diskutohet”

Por shakaja mund të bëhet serioze siç raporton media gjermane ‘Spiegel’. Administrata aktualisht po shqyrton "kushtet e kërkuara për një emërtim zyrtar",- njoftoi të hënën qyteti i Leverkusen. Por, siç shpjegohet nga ‘Rheinische Post’, ka një vendim detyrues nga këshilli i qytetit që i pengon rrugët në Leverkusen të emërtohen sipas emrave të njerëzve. 

“Kjo ia vlen të diskutohet dhe të mendohet, sepse ai i mahniti njerëzit,”- tha Stefan Hebbel, kreu i CDU në bashkinë e Leverkusenit.

Të enjten, Bayer Leverkusen udhëton në Angli për të sfiduar West Hamin në ndeshjen e dytë çerekfinale të Europa League, pasi fitoi 2-0 në aktin e parë. Klubi gjerman mund të synojë një tripletë historike, sepse është i përfshirë edhe në finalen e Kupës së Gjermanisë kundër Kaiserslautern më 25 maj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll