Sport

VIDEO/ Fishekzjarre dhe zhurmë natën, pranë Hôtel des Parisiens ku është PSG-ja...

Siç tregohet në një video nga një gazetar i emisionit televiziv spanjol "El Chiringuito", tifozët e Barcelonës përdorën fishekzjarre natën e së hënës, për të shqetësuar lojtarët e PSG-së, para çerekfinales së kthimit kundër Barçës, të martën në mbrëmje (21:00).

16 Prill 2024, 10:48 Nga DOSJA

VIDEO/ Fishekzjarre dhe zhurmë natën, pranë Hôtel des
SPANJE -
Tifozët katalanas donin t’u prishnin natën e lojtarëve parizienë përpara ndeshjes së dytë çerekfinale të Champions League kundër FC Barcelonës të martën (21:00), teksa skuadra e PSG-së kishte humbur në ‘Parc des Princes’ (2-3) javën e kaluar.

Siç raportohet në një video nga një gazetar i emisionit televiziv spanjol ‘El Chiringuito’, fishekzjarret u ndezën në mes të natës pranë hotelit ku po qëndronin lojtarët parizienë.

Më herët, të hënën, shumë tifozë të Barcelonës i kishin pritur parizienët në hotelin e tyre me ofendime, veçanërisht ndaj ish-lojtarit të Barcelonës, Ousmane Dembélé, autor i një goli në ndeshjen e parë.

Kjo përpjekje e tifozëve ‘blaugrana’ për të destabilizuar futbollistët e PSG-së, i përgjigjet tifozëve parizienë, të cilët përdorën gjithashtu fishekzjarre javën e kaluar pranë hotelit ku FC Barcelona po qëndronte për ndeshjen e parë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll