E FUNDIT/ Një rrugë me emrin Xabi Alonso në Leverkusen? “Kjo meriton të diskutohet”...
GJERMANI - Xabi Alonso adhurohet te Leverkusen. Tekniku spanjol, i cili njoftoi se do të qëndronte në klub sezonin e ardhshëm, pavar&...
Pas fitores së skuadrës së tij ndaj Evertonit të hënën (6-0), Mauricio Pochettino u mërzit pas polemikës së "penallti-gate".

ANGLI - Fituesi i madh ndaj Evertonit (6-0) të hënën në fushën e tyre, Chelsea, pak e afroi veten në garën për vendet evropiane, ndërkohë që kishte diçka për të buzëqeshur. Por festa u prish disi nga një polemikë, kur u akordua një penallti për ‘blutë’, që po kryesonin 4-0.
Nicolas Jackson, Noni Madueke dhe Cole Palmer, garuan për topin dhe se cili prej tyre donte të ekzekutonte penalltinë. Tensioni mes tre lojtarëve u rrit dhe më në fund ishte Palmer, ai që u paraqit kundër Jordan Pickford dhe që e transformoi penalltinë për t'i ofruar vetes një ‘poker’ golash.
Një skenë surreale që padyshim nuk i ka pëlqyer teknikut londinez Mauricio Pochettino, i cili e bëri këtë të ditur pas ndeshjes: “Dua të theksoj se lojtarët dhe stafi e dinë që ekzekutuesi i penalltive është Cole Palmer. Është turp, është e papranueshme, jam shumë i mërzitur nga situata.
Nuk mund të sillemi kështu, u thashë lojtarëve që është hera e fundit që sillemi kështu. Nëse duam të jemi një skuadër e madhe, duhet të ndryshojmë dhe të mendojmë kolektivisht”,- argumentoi tekniku argjentinas në një konferencë për shtyp.
Why were Noni Madueke and Nicholas Jackson fighting for a penalty like kids yet Cole Palmer is the main penalty taker? Embarrassing.
— 99 attempts (@Itismourinho) April 16, 2024
Should we blame Pochettino or the Chelsea dressing room is divided?pic.twitter.com/8QuU6jeBon
Nga ana e tij, Palmer i qetësoi gjërat në ‘Sky Sport A’: “Nuk është asgjë serioze. Ne qeshnim dhe bënim shaka për këtë (pas takimit)”. Ndërkohë, i riu anglez (21 vjeç) është golashënuesi më i mirë në Premier League, së bashku me Erling Haaland (20 gola).
B.T (Dosja.al)
GJERMANI - Xabi Alonso adhurohet te Leverkusen. Tekniku spanjol, i cili njoftoi se do të qëndronte në klub sezonin e ardhshëm, pavar&...
ANGLI - Një sfidë e madhe i pret nesër në mbrëmje, Carlo Ancelottin dhe lojtarët e Real Madridit, teksa do të për...
SPANJE - Përplasja mes Barcelonës dhe PSG-së, në ndeshjen e kthimit për çerekfinalet e Champions League në mbr&...
Macron i dha titullin e Legjionit të Nderit, Kylian Mbappé dhe shokëve të tij pas kurorëzimit kampionë të Bluve në K...
TIRANE - Departamenti i Garave në FSHF ka përcaktuar datën, orën dhe stadiumin ku do të luhet finalja e madhe e Kupës së Sh...
SPANJE - Tifozët katalanas donin t’u prishnin natën e lojtarëve parizienë përpara ndeshjes së dytë çerekfinale t...
GJERMANI - Para rikthimit të ndeshjes çerekfinale të Champions League ndërmjet Dortmundit dhe Atlético Madridit, këtë t...
BRAZIL - Pak kthim dhe më pas largohet. Këtë të hënë, klubi brazilian i Santos-it njoftoi dorëheqjen e Kleiton Lima, trajne...
GJERMANI - Golashënuesi në ndeshjen e parë në fushën e Atlético Madrid (1-2), Sébastien Haller do të humbas&e...
ITALI - Bologna humbet kapitenin e saj, në mes të garës së Serie A. Mesfushori i saj skocez, Lewis Ferguson, dëmtoi rënd&eu...