Sport

Kupa e 72-të e Shqipërisë/ Finalja, më 14 maj në stadiumin “Air Albania”

Kupa ndodhet në fazën gjysmëfinale dhe deri më tani janë luajtur vetëm takimet e para. Gjithçka do të vendoset në takimet e dyta gjysmëfinale që do të luhen më datë 24 prill.

16 Prill 2024, 10:59 Nga DOSJA

Kupa e 72-të e Shqipërisë/ Finalja, më 14 maj në

TIRANE - Departamenti i Garave në FSHF ka përcaktuar datën, orën dhe stadiumin ku do të luhet finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë për edicionin 2023/2024. Takimi final do të zhvillohet më datë 14 maj, në ora 19:00, në stadiumin “Air Albania”.

Kupa e 72-të e Shqipërisë ndodhet në fazën gjysmëfinale dhe deri më tani janë luajtur vetëm takimet e para. Kukësi është një hap larg finales së Kupës, pasi ka fituar ndeshjen e parë ndaj Tiranës 2-0. Ndërsa Egnatia ka hedhur një hap të rëndësishëm për në finale, pasi triumfoi në sfidën e parë ndaj Vllaznisë minimalisht 1-0.

Megjithatë, gjithçka do të vendoset në takimet e dyta gjysmëfinale që do të luhen më datë 24 prill. Tirana - Kukësi do të zhvillohet në orën 15:00, ndërsa Vllaznia - Egnatia në orën 18:00.

 B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll