Sport

Barcelona - PSG/ Presidenti Laporta pritet të 'provokojë' Al-Khelaïfin…

Për përballjen Barcelona - PSG mbrëmjen e kësaj të marte, Joan Laporta ka planifikuar një provokim frontal, duke synuar qartë presidentin Nasser Al-Khelaïfi.

16 Prill 2024, 11:31 Nga DOSJA

Barcelona - PSG/  Presidenti Laporta pritet të 'provokojë'

SPANJE - Përplasja mes Barcelonës dhe PSG-së, në ndeshjen e kthimit për çerekfinalet e Champions League në mbrëmjen e sotme, nuk është vetëm një përballje sportive. Është gjithashtu një përplasje institucionale mes dy subjekteve me vizione shumë të ndryshme.

Megjithatë, ‘L'Equipe’ zbulon se një takim i fshehtë u zhvillua vjeshtën e kaluar midis Joan Laporta dhe Nasser Al-Khelaïfi, në përpjekje për të ngrohur marrëdhëniet, por pa shumë sukses.

Laporta fton shefin e Superligës!

Tensionet e mëdha të lindura vitet e fundit, veçanërisht që nga viti 2021, ku projekti i Superligës i mbrojtur nga Reali dhe Barça, i kundërshtuar ashpër nga presidenti i PSG-së, krijoi një hendek të madh mes palëve, i cili duket se nuk është gati të mbushet. E aq më tepër pas provokimit që Laporta po përgatit mbrëmjen e kësaj të marte.

Në të vërtetë, njoftohet se presidenti i Barçës ka ftuar edhe Bernd Reichart, shefin e projektit të Superligës, për të marrë pjesë në takimin në ‘Montjuic’ në tribunën presidenciale. Kështu, Reichart dhe Laporta duhet të qëndrojnë në një stendë ku Al-Khelaïfi do të jetë padyshim i pranishëm në një vend të dukshëm...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll