Sport

Diego Simeone, i bindur për sukses: “Do të jetë një mbrëmje e shkëlqyer evropiane”

“Jemi rritur mirë me rezultate të mira në La Liga, na bën të rritemi edhe në botën e futbollit ndërkombëtar”

16 Prill 2024, 10:45 Nga DOSJA

Diego Simeone, i bindur për sukses: “Do të jetë një

GJERMANI - Para rikthimit të ndeshjes çerekfinale të Champions League ndërmjet Dortmundit dhe Atlético Madridit, këtë të martë (21:00), Diego Simeone premtoi një ndeshje të madhe futbolli. Trajneri i ‘bardhekuqve’ është i bindur se ekipi i tij është i armatosur për t'i rezistuar ‘Murit të Verdhë’.

Në konferencën për shtyp parfa këtij takimi, trajneri Diego Simeone i Atlético Madridit, u shpreh:  “Ne po përballemi me një ekip shumë të fortë në shtëpi. Dortmundi do të nisë me ritëm shumë të lartë. Duhet të qëndrojmë në nivelin që kemi treguar prej disa ndeshjesh.

Skuadra përgjigjet mirë, ata kanë besim. Do të jetë një ndeshje e mirë nesër (sot). Klubi po punon mirë. Jemi rritur mirë me rezultate të mira në La Liga, na bën të rritemi edhe në botën e futbollit ndërkombëtar. (...) Ndihem mirë me lojtarët e mi, ata do të bëjnë një ndeshje të mirë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll