Sport

I akuzuar për ngacmim moral dhe seksual, pas protestave në Brazil, trajneri i ekipit të femrave të Santos-it, jep dorëheqjen...

I shkarkuar nga Santos, pasi u akuzua për ngacmim moral dhe seksual nga 19 lojtarë, trajneri brazilian Kleiton Lima, u rikthye në ekip në fillim të prillit. Ai dha dorëheqjen të hënën, pasi ishte objektiv i një vale protestash në Brazil.

16 Prill 2024, 10:30 Nga DOSJA

I akuzuar për ngacmim moral dhe seksual, pas protestave në Brazil,

BRAZIL - Pak kthim dhe më pas largohet. Këtë të hënë, klubi brazilian i Santos-it njoftoi dorëheqjen e Kleiton Lima, trajnerit të ekipit të femrave, pas një lëvizjeje proteste të lidhur me akuzat për ngacmim seksual dhe moral nga disa lojtarë vitin e kaluar.

“Për të ruajtur familjen e tij, integritetin e tij dhe vetë klubin Santos, Kleiton Lima ka paraqitur dorëheqjen e tij”,- shpjegoi klubi i shtetit të São Paulo (jug-lindje) në një deklaratë për shtyp. “Që nga rekrutimi i tij, ai ka qenë shënjestër e kritikave dhe madje edhe kërcënimeve me vdekje në ditët e fundit, për shkak të akuzave që datojnë nga viti i kaluar”,- tha klubi ku “Mbreti” Pelé shkëlqeu.

19 letra anonime e akuzojnë…

Kleiton Lima, 49 vjeç, u largua nga Santos shtatorin e kaluar, kur drejtuesit e klubit morën 19 letra anonime nga lojtaret që e akuzonin për "ngacmim moral dhe seksual". Trajneri, i cili shprehet i pafajshëm, ka rifituar pozicionin e tij në fillim të prillit, me klubin që pohoi se këto akuza nuk ishin vërtetuar.

Rikthimi i tij shkaktoi një valë protestesh nga lojtaret e disa skuadrave fundjavën e kaluar, me rastin e ditës së pestë të kampionatit brazilian. Disa prej tyre treguan gjatë protokollit para ndeshjes numrin ‘19’ në fanelën e tyre, një aludim për numrin e letrave anonime që akuzonin trajnerin e Santos. Të tjerë vendosën duart mbi gojë në shenjë proteste.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll